image Fituan titullin e tetë radhazi, disa nga faktet interesante për Bajernin

Fakte

Fituan titullin e tetë radhazi, disa nga faktet interesante për Bajernin

news image

Bayern Munich ka fituar titullin e 30 kampion në Gjermani dhe të tetin radhazi.

Me këtë sukses, David Alaba dhe Thomas Muller kanë barazuar rekordin e Frank Ribery me 9 tituj kampion në Bundesligë.

Trajneri Hansi Flick bëhet njeriu i tretë që fiton Bundesligën me bavarezët si futbollist dhe si trajner, pas Franz Beckenbauer dhe Niko Kovac. Flick ka fituar kampionatin si lojtar në sezonet 1985-86, 1986-87, 1988-89 dhe 1989-90.

Bayern Munchen janë skuadra e dytë në 5 kampionatet kryesore evropiane që fiton 8 tituj radhazi. Më parë këtë gjë e ka bërë Juventusi në Itali (nga sezoni 2011-12 deri në sezonin 2018-19).

Në 5 kampionatet kryesore evropiane, vetëm Juventusi me 35 tituj në Serinë A dhe Real Madrid me 33 tituj në La Liga kanë fituar më shumë kampionate sesa Bayern Munchen./Gazeta Sinjali/