image Finalja e Ligës së Kampionëve: Kompletohen formacionet startuese nga të dyja skuadrat

Futboll

Finalja e Ligës së Kampionëve: Kompletohen formacionet startuese nga të dyja skuadrat

news image

Real Madridi dhe Liverpooli do të takohen sonte në Paris në finalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi e cila është 13 herë fituese e kompeticionit (rekord) do të përballet me skuadrën më të suksesshme angleze në Evropë, Liverpoolin që ka triumfuar 6 herë në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi publikoi formacionin zyrtar rreth dy orë përpara fillimit të ndeshjes, ndërkohë që edhe skuadra angleze tashmë ka publikuar formacionin startues.

Madrilenët do të kërkojnë të zgjerojnë rekordin e tyre si bindshëm skuadra më e suksesshme në Evropë, ndërkohë që Liverpooli me një triumf potencial do të barazonte Milanin në vendin e dytë për më së shumti Liga të Kampionëve të fituara.

Liverpool XI: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Sadio Mané, Luis Díaz.

Real Madrid XI: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Casemiro, Kroos, Modrić; Valverde, Vinícius Júnior, Benzema.

Përballja finale fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/