image Finalizohet puna e Grupit Punues për adresimin e çështjeve me rëndësi për Projektkodin e Procedurës Penale

Kosovë

Finalizohet puna e Grupit Punues për adresimin e çështjeve me rëndësi për Projektkodin e Procedurës Penale

news image

Është finalizuar puna e grupit punues për adresimin e çështjeve me rëndësi për projektkodin e procedurës penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se një ndër adresimet e bëra është edhe mundësia e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përpos gjykimit në mungesë i cili është në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe në linjë me ligjin e ri tashmë të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë adresuar edhe çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me mundësimin e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu është adresuar çështja me afatet e hetimeve të cilat do të ndikojnë në një hetim më kualitativ, pastaj kontrolli i hetimeve si dhe çështje të tjera të rëndësishme teknike dhe përmbajtjesore të Kodit aktual, adresimi i të cilave do të ndikoi në punë më efikase dhe efektive të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial”, thuhet në komunikatën për media nga ministria e drejtësisë.

Prezent në këtë diskutim kanë qenë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrat, përfaqësues të tjerë nga Ministria e Drejtësisë, si dhe anëtarët e grupit punues nga institucionet përkatëse dhe shoqëria civile.

Projektkodi i procedurës penale të Republikës së Kosovës është në kuadër të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në reformimin e drejtësisë penale, e cila do të finalizohet tutje sipas afateve të parapara në Programin Legjislativ të MD. / Gazeta Sinjali/