image Filozofia e "Cruyff" s'po i ecën Xavit, Barcelona njoftohet me disfatën e dytë radhazi në Camp Nou brenda katër ditësh

Futboll

Filozofia e “Cruyff” s’po i ecën Xavit, Barcelona njoftohet me disfatën e dytë radhazi në Camp Nou brenda katër ditësh

news image

Barcelona është njoftuar me humbjen e dytë radhazi në të gjitha garat, shkruan Sinjali Sport.

‘Blaugranasit’ kanë pësuar disfatë në shtëpi nga Cadizi me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm i shënuar i ndeshjes ishte nga spanjolli Lucas Perez i cili realizoi që në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të.

Kjo humbje e Barcelonës vjen vetëm katër ditë pas humbjes ndaj Frankfurtit dhe eliminimit nga Liga e Evropës, me të dyja disfatat të ardhura në Camp Nou.

Me këtë humbje, Barcelona shuan përfundimisht gjasat për një “mrekulli” të titullit të La Ligas.

Blaugranasit gjithashtu dështojnë të shfrytëzojnë humbjen e Sevillas ndaj Real Madridi për t’u shkëputur tre pikë para andaluzianëve në vendin e dytë, ndonëse blaugranasit kanë avantazhin e golaverazhit dhe të një ndeshje në dorë.

‘Katalunasit’ qëndrojnë në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Sevillan, nga 60, teksa Real Madridi tani është 15 pikë para si lider me 75 pikë të mbledhura, duke u afruar edhe më shumë drejt titullit.

Barcelona ndërpret kështu një ecuri të shtatë fitoreve radhazi në La Liga, teksa njofohet me humbjen e parë në kompeticion pas 15 ndeshjeve radhazi pa humbje, që kur e kishte pësuar ndaj Betisit në dhjetor nën urdhërat Ronald Koeman.

/GazetaSinjaliSport/