image Filmi kosovar ‘In Between’ fiton çmimin kryesor të filmit të shkurtër në festivalin ‘GoEast’ - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15333

Të shëruar

12987

Të vdekur

616

Film/ Filmi kosovar ‘In Between’ fiton çmimin kryesor të filmit të shkurtër në festivalin ‘GoEast’

news image

Filmi “Në mes” me regji nga Samir Karahoda dhe producent Eroll Bilibani ka triumfuar në festivalin ‘GoEast’.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook producenti i filmit ka bërë të ditur se ‘Në mes’ ka fituar çmimin kryesorë të filmit të shkurtër në festivalin e mbajtur në Wesbaden.

Ky film trajton dy tema fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin që theksohet veçmas nëpër këto familje.

Këtij lajmi i është gëzuar edhe zv. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Yll Rugova, i cili përmes një postimi në Facebook thotë se nuk është vetëm ‘Në mes’ filmi i cili është shpërblyer në Gjermani, pasi që edhe filmi ‘Zana’ është shpërblyer nga televizioni gjerman 3sat./GazetaSinjali/

app-facebook

Shpërndaje artikullin