image Filmi ‘Hope’ i regjisores shqiptare fiton çmim në festivalin e Amsterdamit

Film

Filmi ‘Hope’ i regjisores shqiptare fiton çmim në festivalin e Amsterdamit

news image

Filmi Dokumentar “Hope” (Shpresë) me skenar dhe regji të regjisores shqiptare, Vjosa Abazi, ka marrë çmimin “Best Cast” në Festivalin e Filimit “Amsterdam World International Film Festival”.

Kështu ka bërë të ditur vetë regjisorja Abazi, përmes një postimi në Facebook.

“Filmi Dokumentar ‘Hope’ merr çmimin Best Cast në Amsterdam World International Film Festival. E lumtur që historia e katër grave protagoniste të këtij dokumentari po dëgjohet e vlerësohet edhe jashtë vendit. Falemnderit Ferdonije Qerkezi, Makfirete Duraj, Valentina Selaci, Hajrie Gashi – Dada”, shkroi ajo në Facebook.

Filmi “Hope” rrëfen përditshmërinë e katër grave kosovare, të cilat, në një apo mënyrë tjetër, jeta i ka sfiduar me probleme dhe vështirësi të ndryshme.

Autorja Abazi përmes këtij filmi sjellë historitë e katër grave: Ferdonije Qerkezi, Makfirete Duraj, Valentina Selaci, Hajrie Gashi – Dada, me histori  të ndryshme, por një fat i përbashkët.

Këto gra përballen me vështirësi ekstreme sfiduese që janë të vështira për çdo qenie njerëzore.

Filmi “Hope” do të shfaqet edhe në edicionin e 19-të të Dokufest-it, në gusht të këtij viti./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/GazetaSinjali