image Fillon vala e dytë e koronavirusit në Finlandë, përgatitet 'plani i vjeshtës'

Botë

Fillon vala e dytë e koronavirusit në Finlandë, përgatitet ‘plani i vjeshtës’

news image

Finlanda ka hyrë në “fazën e dytë” të pandemisë COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Belgjika, Holanda dhe Andorra janë hequr nga lista e gjelbër e vendeve, dhe turistët që vijnë prej andej duhet të shkojnë në karantinë 14-ditore.

“Situata është jashtëzakonisht delikate,” tha Lisa-Maria Voipio-Pulki nga ekipi strategjik i Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se “një fazë tjetër ka filluar”, raporton Guardian.

Deri më tani, 7 mijë e 532 infeksione të COVID-19 dhe 331 vdekje janë raportuar në 5.5 milionë banorë të këtij vendi.

Zyrtarët thanë se “plani i vjeshtës” do të shpallet javën e ardhshme dhe do të përcaktohen masa të reja nëse virusi vazhdon të përhapet./Gazeta Sinjali/