image Nis vaksinimi kundër COVID-19 i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së

Shëndetësi

Nis vaksinimi kundër COVID-19 i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së

news image

Sot ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 i stafit të shërbimit mjekësor të FSK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e bëri të ditur, Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se procesi i vaksinimit të personelit mjekësor të FSK-së do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme.

Vaksinimin nga afër e ka përcjellë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga ana e drejtorit të Departamentit të Mjekësisë, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj dhe shefja e kabinetit të tij, Agime Gashaj.

Dr. Tahiraj me stafin përgjegjës të qendrës përkatëse e informuan ministrin Mehaj me sistemin dhe procedurat e realizimit të vaksinimit në këtë qendër.

“Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për nivelin e lartë të organizimit të fushatës si dhe shprehu kënaqësinë për fillimin e vaksinimit me prioritet të personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së duke pasur parasysh specifikat e angazhimit të tyre në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive profesionale brenda FSK-së si dhe përballjen direkte me sfidat e pandemisë gjatë aktiviteteve dhe operacioneve në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në çdo kohë dhe situatë”, shkruan në njoftim. /Gazeta Sinjali/