image Fillon takimi i Kurtit me Grenellin, i pranishëm edhe ambasadori Kosnett

Kosovë

Politikë/ Fillon takimi i Kurtit me Grenellin, i pranishëm edhe ambasadori Kosnett

news image

Ka filluar takimi në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe  të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Grenell ka arritur në zyrën qendrore të VV-së bashkë me amabasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, në tetorin e vitit të kaluar, Grenell i pati thënë Kurtit se duhet të arrihet marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo, siç theksonte Grenell, është pengesa kryesore për investimet e huaja në ekonominë e Kosovës.

Një orë pas takimit me Kurtin, në 11:30, ambasadori Grenell do të pritet në takim nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Grenell mbrëmë u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçn ku përmes një postimi edhe pas darkës së punës tha se duhet të bëhet progres dhe të hiqet taksa.

Vizita e tij në Kosovë vjen disa ditë pasi ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve me kompaninë gjermane “Lufthansa“ për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Pasi ta lë Kosovën, të premten Grenell do të jetë në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Gazeta Sinjali/