image Deputetët e PDK-së vendosin flamurin e UÇK-së në Kuvend gjatë seancës solemne

Kosovë

Përvjetori/ Deputetët e PDK-së vendosin flamurin e UÇK-së në Kuvend gjatë seancës solemne

news image

Ka filluar seanca solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Seanca filloi me himnin e Republikës së Kosovës, ndërkohë në prapavijë ishte i vendosur edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Flamuri u vendos nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha.

Sot, Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë së shtetit që u shpall në vitin 2008 nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi./Gazeta Sinjali/