image Fati i Qeverisë Hoti: Fillon seanca në Kushtetuese për votën e Etem Arifit

Drejtësi

Fati i Qeverisë Hoti: Fillon seanca në Kushtetuese për votën e Etem Arifit

news image

Ka filluar seanca dëgjimore publike në Gjykatën Kushtetuese rreth kushtetutshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, i dënuar për veprën penale “mashtrim me subvencione”, i cili votoi për formimin e Qeverisë Hoti, më 3 qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti të Lëvizjes Vetëvendosje.

E për këtë të fundit, VV-ja pretendon se vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jovalide për faktin se ai është dënuar me një vjet e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Ndryshe, në këtë seancë, Lëvizjen Vetëvendosje e përfaqëson deputeti, Artan Abrashi dhe përfaqësuesi ligjor, Blerim Sallahu.

Ndërsa, si kryetar i Komisionit për Legjislacion pjesëmarrjen e ka konfirmuar, Shkëmb Manaj. Kurse, Qeverinë e Kosovës do ta përfaqësojë avokati, Besnik Berisha.

/GazetaSinjali/