image Fillon seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit

Drejtësi

Fillon seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit

news image

Ka nisur seanca gjyqësore ku ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-Presidenti Thaçi akuzohet për krime të luftës bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit menjëherë pasi i është konfirmuar aktakuza.

Aktakuza kundër tij u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa u arrestua më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në të njëjtën ditë. /Gazeta Sinjali/