image Fillon ndarja e mjeteve për fëmijë të porsalindur në Klinë

Sociale

Fillon ndarja e mjeteve për fëmijë të porsalindur në Klinë

news image

Kuvendi i Komunës së Klinës në seancë e sotme kanë marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për fëmijët e porsalindur, raporton Gazeta Sinjali.

Ndarja e mjeteve buxhetore do të bëhet në tri kategori, për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro, për fëmijën e dytë 200 euro, ndërsa për të tretin dhe të tjerë do të ndahen nga 250.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sot, Kuvendi i Komunës, me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, ka aprovuar propozimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për fëmijët e porsalindur”, thuhet në postimin e Elezajt.

Gjithashtu ai ka shkruar se ndarja e mjeteve buxhetore do të bëhet në këtë mënyrë:

Për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro,

Për fëmijën e dytë 200 euro,

Për fëmijën tretë dhe të tjerë do të ndahen nga 250 euro.

/GazetaSinjali/