image Fillon bartja e kutive të votimit në Podujevë - Sinjali

Fillon bartja e kutive të votimit në Podujevë

news image

Në qendrën më të madhe të votimit në Podujevë ka nisur bartja e kutive të votimit të cilat do të sillen në Qendren e Numërimit dhe Rezultateve.

Bartja e tyre po bëhet nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Podujeva do të shkojë në balotazh, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve.

Atje prin Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 44.30%.

Ai do të jetë në garë me Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka marrë 16 mijë e 338 vota, apo 44%.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: