image Filloi me një mesazh dhe përfundoi me shtatzëni, Einxhel zbulon ftesën e parë që i dërgoi Arbana për t’u futur në “BB VIP”

Bota e Yjeve

Filloi me një mesazh dhe përfundoi me shtatzëni, Einxhel zbulon ftesën e parë që i dërgoi Arbana për t’u futur në “BB VIP”

news image

Einxhel Shkira është bërë nostalgjike dhe ka kthyer kohën një vit më parë, kur i erdhi ftesa për në “Big Brother VIP”.

Së fundmi në Instastory, moderatorja ka publikuar bisedën e parë me Arbana Osmanin, që e bëri edhe atë pjesë të spektaklit më pas.

“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë”, ka shkruar Einxhel krah imazhit në Instastory.

Kujtojmë që moderatorja në shtëpinë e famshme njohur dashurinë e jetës së saj, DJ Dagz. Ata shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të parë të një djali.

/GazetaSinjali/