image FIFA e zhytur në skandale, ngrihen 25 çështje penale kundër tyre

Futboll

FIFA e zhytur në skandale, ngrihen 25 çështje penale kundër tyre

news image

Prokuroria Federale është duke hetuar shumë raste korrupsioni që kanë të bëjnë me Federatën e Shoqatave Ndërkombëtare të Futbollit.

Përveq tyre, kanë filluar edhe procedurat për largim nga puna të prokurorit të përgjithëm zviceran për shkak të takimeve të fshehta që kishte zhvilluar me presidentin e FIFA-s, transmeton Gazeta Sinjali.

Zyra e prokurorisë federale zvicerane kishte hapur gjithashtu hetimet e veta në lidhje me administrimin e padrejtë dhe pastrimin e parave në lidhje me dyshimet për parregullsi rreth përzgjedhjes së Rusisë dhe Katarit për të pritur garat e kupave botërore të futbollit 2018 dhe 2022.

Kurse për disa raste të tjera edhe pse kanë kaluar shumë vite ende nuk është marrë ndonjë vendim.

/Gazeta Sinjali/