image FFK nis me projektin e ri për futbollin e femrave

Futboll

Futboll/ FFK nis me projektin e ri për futbollin e femrave

news image

Federata e Futbollit e Kosovës do të nisë me projektin  e ri për zhvillimin e futbollit të femrave, në kuadër të programit të financuar nga UEFA – HatTrick.

Projekti i ri do të bëjë fuqizimin e lojtareve që kanë potencial për ekipet Kombëtare.

Pikërisht për këtë projekt, sot, në FFK është mbajtur takimi me lojtaret e përzgjedhura, ku sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu në shoqëri të menaxheres për Grassroots, Sanije Krasniqi dhe menaxheres së futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka, shpjeguan detajet e këtij programi.

Salihu ka bërë të ditur se kjo është vazhdimësi e projektit të mbajtur në dy vitet e kaluara “Rekrutimi i vajzave të reja në futboll” dhe pjesë e strategjisë së FFK-së për zhvillim më të hovshëm të futbollit të femrave.

Pjesë e këtij projekti do të jenë nga dy lojtare të përzgjedhura të secilës grupmoshë nga të gjitha klubet (seniore, U19 dhe U16), të cilat do të stërvitin një herë në javë në kryeqytet me trajnerët e përzgjedhur nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Po ashtu, lojtaret që do të jenë pjesë e këtij projekti do t’i nënshtrohen edhe testeve fizike.

/Gazeta Sinjali/