image 'Festa vëllazërore', Serbia dhe Rusia bashkërisht festojnë 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit

Rajon

‘Festa vëllazërore’, Serbia dhe Rusia bashkërisht festojnë 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus Alexandar Botsan-Kharchenko, me të cilin u morën vesh që bashkërisht të shënojnë 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit.

“Një takim shumë i mirë me ambasadorin e Federatës Ruse Alexander Botsan-Kharchenko. Ne u morëm vesh që bashkërisht të festojmë 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Diskutuam tema me interes të përbashkët, veçanërisht në fusha të tilla si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.

Ai ka shtuar se ka ritheksuar mirënjohjen e tij ndaj Federatës Ruse për mbështetjen e saj diplomatike ndaj Serbisë në arenën ndërkombëtare në çështjet me rëndësi thelbësore për vendin e tij.

“Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në vend dhe rajon dhe kam ripërsëritur qëndrimin konsistent të Serbisë se mbron dialogun dhe mjetet diplomatike në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe se Serbia është e gatshme të marrë pjesë në të gjitha iniciativat që kanë për qëllim paqen dhe stabilitetin”, ka pretenduar Vuçiq.

/GazetaSinjali/