image Festa e "heshtur" e Realit nëse e fiton titullin në La Liga

Futboll

Festa e “heshtur” e Realit nëse e fiton titullin në La Liga

news image

Real Madridi është vetëm dy pikë larg për t’u shpallur kampion i La Ligës spanjolle këtë edicion. Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit e ku “Los Blancos janë katër pikë larg Barcelonës së vendit të dytë.

Pas çdo triumfi në La Liga, Real Madridi ka organizuar ceremoni të madhe në Madrid për ta prezantuar trofeun para tifozëve të shumtë, me autobusin e famshëm të klubit.

“Marca” raporton se në rast se këtë vit “Los Blancos” arrijnë ta marrin trofeun e kampionit të Spanjës, nuk do e organizojnë ceremoninë e festës rrugëve të Madridit, për shkak të pandemisë me koronavirus që ka pushtuar botën, shkruan Gazeta Sinjali.

Real Madridi ndeshjen ku mund të shpallet kampion e zhvillon të enjten kundër Villarealit, në stadiumin “Alfredo di Stefano” në Madrid./Gazeta Sinjali/