image Ferizaj: U rrahën në hyrje të 'Hib Petrol', Policia arreston dy persona lidhur me rastin

Siguri

Ferizaj: U rrahën në hyrje të ‘Hib Petrol’, Policia arreston dy persona lidhur me rastin

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për një incident në fshatin Bibaj, saktësisht në ‘HIB Petrol’ në komunën e Ferizajt, me ç’rast u nevojit edhe ndihma mjekësore.

Policia e Kosovës, njofton se përmes kamerave të sigurisë ka arritur të identifikojë personat e dyshuar, të cilët i kanë sulmuar dy viktima duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Siç bën të ditur Policia, njëri nga viktimat R.H., 22-vjeçar ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa viktima tjetër Q.A., 24-vjeçar është sulmuar më rëndë dhe është dërguar në QKUK për trajtim më serioz.

Pas disa hetimeve dhe grumbullimit të informacioneve, Policia ka arritur të kap dhe të arrestojë dy të dyshuar. Të arrestuarit janë F.H., 21-vjeçar dhe L.M., 23-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit te shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor”.

/GazetaSinjali/