image Ferizaj me meshkujt dhe Drita me femrat fitojnë Kupën e Kosovës në volejboll

Sporte të tjera

Ferizaj me meshkujt dhe Drita me femrat fitojnë Kupën e Kosovës në volejboll

news image

Ferizaj dhe Drita kanë arritur të triumfojnë duke e fituar Kupën e Kosovës në volejboll.

Skuadra e Ferizajt triumfoi ndaj Dritës me rezultat 3:0 (25:17, 25:20, 25:17), shkruan Sinjali Sportiv.

Po ashtu, Ferizaj gjatë tërë ndeshje ishte më dominues.

Fitore në finale arriti edhe ekipi i femrave të Dritës duke e mposhtur M-Technologien.

Drita triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2 (25:22, 20:25, 25:19, 23:25, 15:10).

/Sinjali Sportiv/