COVID-19
Të infektuar
68.351Të shëruar
59.438Të vdekur
1.592Dy persona janë arrestuar në Ferizaj pasi kanë kanosur dy viktima, dje në rrugën “Sali Çeku”, transmeton Gazeta Sinjali.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje pronësore.
Në veturën e të dyshuarve janë gjetur edhe armë të ndryshme.
“Në veturën e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me 516 copa municion të pushkës ajrore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/