image Ferizaj: 35 raste të reja me koronavirus dhe një i shëruar

Shëndetësi

Ferizaj: 35 raste të reja me koronavirus dhe një i shëruar

news image

Sonte në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar edhe 35 raste të reja me koronavirus, derisa është shëruar një person i infektuar më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të kësaj komune, në Facebook.

“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 35 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj dhe 1 të shëruar! Shërim të shpejt të infektuarve”, thuhet në njoftimin e komunës./Gazeta Sinjali/