image Fëmijët po ekspozohen në mënyra eksplicite në uebsajtin “Omegle”

Telefona

Fëmijët po ekspozohen në mënyra eksplicite në uebsajtin “Omegle”

news image

Një hulumtim që ka kryer BBC-ja ka gjetur se fëmijët po e ekspozojnë veten në mënyrë eksplicite në uebsajtin në rritje të videove të drejtpërdrejta interaktive “Omegle”.

“Omegle” po u mundëson njerëzve që të lidhen në video virtuale e poashtu përmes bisedave të ndryshme mirëpo është shqetësues reputacioni i saj se shpeshherë ka përmbajtje të paparashikueshme.

Grupet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve kanë ngritur shqetësimet rreth, siç thuhet në njoftim, përdorimit të fëmijëve dhe abuzimit seksual të tyre nga kjo faqe.

Mirëpo themeluesi i saj Leif K Brooks i ka thënë BBC-së se faqja ka rritur përpjekjet për kontroll të përmbajtjes muajve të fundit.

Sipas hulumtimeve të fundit “Omegle” është rritur globalisht nga 34 milionë vizita në muaj gjatë janarit të vitit 2020 në 65 milionë sosh në janar të vitit 2021. /Gazeta Sinjali/