image Federata e Volejbollit pro vazhdimit të garave, javën tjetër merret vendimi përfundimtar

Sporte të tjera

Sport/ Federata e Volejbollit pro vazhdimit të garave, javën tjetër merret vendimi përfundimtar

news image

Federata e Volejbollit e Kosovës ishte dhe është pro vazhdimit të garave dhe përfundimit në fushë të sezonit në të gjitha kategoritë.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi tha se në mbledhjen e Bordit të mbajtur sot ata diskutuan edhe për formën e vazhdimit të garave ndërsa javën tjetër do të merret vendimi përfundimtar së bashku me detajet tjera.

“Ne me herët mbajtëm mbledhjen e Bordit. Në mbledhje si pike kryesore e rendit të ditës ishte vazhdimi i garave. Në parim Federata e Volejbollit ka qenë dhe është për vazhdimin e garave. Por ne diskutuam për formën e vazhdimit të tyre. Vendimi përfundimtar merret në mesjavën që po vjen” – u shpreh Nikqi për Gazetën Sinjali.

Gjatë kohës së pandemisë Federata e Volejbollit ka mbajtur aktiv volejbolldashësit në forma të ndryshme, duke i ritransmetuar finalet e viteve të kaluara dhe duke organizuar kuize të ndryshme në faqen e tyre në Facebook.

Kujtojmë që deri tani Superliga e Kosovës në futboll, hendbolli dhe boksi kanë konfirmuar se do të nisin stërvitjet, ndërsa Federata e Basketbollit ka anuluar sezonin tash e me shumë se një muaj./Gazeta Sinjali/