image Federata e Hendbollit ia hedhë poshtë pretendimet ministrit Vitia: Nuk kemi hequr dorë nga garat

Sporte të tjera

Federata e Hendbollit ia hedhë poshtë pretendimet ministrit Vitia: Nuk kemi hequr dorë nga garat

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se Basketbollit dhe Hendbolli janë pajtuar që garat të mos vazhdojnë.

‘Mbrëmë në takimin që e kemi pasur ndër ministror, ka qenë edhe ministrja MKRS-së, znj.Dumoshi, me të cilën kemi biseduar dhe pas prezantimit të raportit IKShPK-së, rekomandimeve nga ana e kësaj ministrie njëherë do të vazhdohet vetëm me atë që kemi thënë më herët, vazhdojnë stërvitjet për klubet e Superligës në futbollin e Kosovës, kurse një pjesë e madhe e aktiviteteve sportive kanë treguar mirëkuptim qysh nga fillimi si Federata e Basketbollit e Hendbollit mos gaboj dhe sportet e tjera që kanë hequr dorë që në kohë pandemie të fillojnë ushtrimet e të bëjnë garat deri në vjeshtë, deri sa të kaloj kjo situatë fragjile që është akoma’, u shprehë Vitia në konferencë, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, kundër kësaj deklarate ka dalë Federata e Hendbollit të Kosovës.

Ata kanë thënë se nuk kanë hequr dorë nga vazhdimi i garave dhe se e kanë dorë planin për kthimin e aktiviteteve.

Sipas tyre është absurde që të hapen qendrat tregtare e mos të lejohen aktivitetet sportive.

Ata presin që nga nesër të rikthehen në stërvitje dhe me 13 qershor ta rinisin sezonin.

Më poshtë keni reagimi ne plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës:  

FHK-ja mohon se ka hequr dorë nga garat

Federata e Hendbollit të Kosovës ka pritur me befasi deklaratën e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia për mundësinë që garat e hendbollit mos të vazhdojnë. FHK-ja ka dorëzuar me kohë planin për kthim të aktiviteteve, duke u bazuar në lehtësimin e masave nga faza e tretë. Skuadrat tona presin që nesër të kthehen në stërvitje kurse më 13 qershor vazhdon edicioni i ndërprerë në mars. Plani ynë i detajuar është dorëzuar në MKRS dhe KOK, kurse plani parasheh masat adekuate për ruajtje të shëndetit për pjesëmarrësit.

Prandaj kërkojmë që menjëherë të zyrtarizohet vendimi për kthim të aktiviteteve edhe në sportet tjera, pasi në vendin tonë nuk është vetëm një sport.

Është absurde të hapen qendrat tregtare me mijëra vetë e mos të lejohen aktivitetet sportive. Presim reflektim të menjëhershëm dhe adresim të çështjes nga MKRS dhe KOK. Klubet nesër planifikojnë kthimin në stërvitje në palestra, për të kurorëzuar një edicion të vështirë. Kthimi në palestra është jetik për sportin tonë dhe gjithë komunitetin sportiv në vend. Mbesim të përkushtuar që përmes garës të shpallim më të mirët dhe të përcaktojmë skuadrat që do të na prezantojnë në Evropë. Afati i fundit për këtë është fillimi i korrikut. Skuadrat kanë mbajtur për tre muaj lojtarët e huaj në pritje të vazhdimit të aktivitetit, kurse shpenzimet e tyre janë shumë të mëdha.

Presim që sporti të jetë prioritet, e për më tepër një sport që për herë të parë ka dërguar Kosovën në Botëror.

/Gazeta Sinjali/

FHK-ja mohon se ka hequr dorë nga garatFederata e Hendbollit të Kosovës ka pritur me befasi deklaratën e Ministrit në…

Posted by Federata e Hendbollit e Kosovës on Sunday, May 31, 2020