image Federata e Basketbollit tregon se në cilat televizione do të transmetohen ndeshjet për katër sezonet e ardhshme

Basketboll

Federata e Basketbollit tregon se në cilat televizione do të transmetohen ndeshjet për katër sezonet e ardhshme

news image

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar, me anë të cilit ka bërë të ditur se në cilat televizione do të transmetohen ndeshjet, shkruan Sinjali Sport.

FBK bëri të ditur se kanë arritur marrëveshje me ArtMotion dhe Kujtesën për transmetimin e këtyre ndeshjeve, për katër sezonet e ardhshme.

“Nga nesër e deri në fund të stinorit 2023-24 basketbolli i Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt në shumicën dërmuese të televizioneve kosovare që janë klientë të dy partnerëve mediatikë të federatës nga sot e tutje”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

/Gazeta Sinjali Sporti/