COVID-19

Të infektuar

1194

Të shëruar

884

Të vdekur

31

Basketboll/ FBK-ja i bashkohet kampanjës FibaBasket

news image

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) së fundi ka lansuar kampanjën #FIbaBAsket, që ka për qëllim dhënien e mesazhit pozitiv në këtë kohë pandemie.

Kampanjës i është bashkuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës me llogaritë e saj në rrjetet sociale, ku është shumë aktive.

Për tri ditë janë publikuar tri video, duke ju bërë thirrje basketbollistëve/eve që të stërviten në shtëpi dhe të mos ndalen.

Gjithashtu FBK-ja inkurajon edhe klubet, trajnerët, lojtarët, tifozët të përgatisin video me #FIbaBAsket për të dhënë mesazhe pozitive, kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

Llogaritë e FBK-së në rrjetet sociale janë shumë aktive, derisa së fundi janë përgëzuar edhe nga FIBA për kampanjën “Her World, Her Rules”.


Shpërndaje artikullin