image FBK emëron përzgjedhësin e ri të Përfaqësueses së Kosovës

Basketboll

FBK emëron përzgjedhësin e ri të Përfaqësueses së Kosovës

news image

FBK në mbledhjen e fundit ka marrë disa vendime të rëndësishme për këtë sport.

Një nga këto vendime është që Fidan Shatri të emërohet trajner i përfaqësueses së Kosovës (femrat).

Po ashtu FBK doli edhe me një njoftim zyrtarë ku e konfirmoi këtë emërim, Gazeta Sinjali.

“Ka emëruar Fidan Shatrin, trajnerin e KBF Prishtina dhe ish-përzgjedhësin e Kosova U16 dhe Kosova U20, si përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës – Femrat, ndërsa ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve, Kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për të koordinuar me Përzgjedhësin Shatri anëtarët e tjerë të shtabit teknik, të cilët Bordi i FBK-së do t’i emërojë në mbledhjet e radhës” thuhet në këtën njoftim.

/Gazeta Sinjali/