image "Trump është më i fortë se kurrë më parë", reagon Grenell pasi FBI-ja bastisi shtëpinë e Trump

Botë

“Trump është më i fortë se kurrë më parë”, reagon Grenell pasi FBI-ja bastisi shtëpinë e Trump

news image

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë dhe Serbi dhe ish-ambasador në Gjermani ka reaguar pasi FBI-ja ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump, raporton GazetaSinjali.

“Trump është më i fortë se kurrë më parë”, ka shkruar Grenell me një postim në Twitter.

Ish-presidenti Trump, ka reaguar gjithashtu lidhur me këtë i cili tha se shtëpia në Mar-a-Lago në Palm Beach u pushtua për disa orë nga një grup i madh agjentësh të FBI.

Nuk dihet ende arsyeja e bastisjes së shtëpisë së Trump, megjithatë mediat amerikane raportojnë se arsyeja ka të bëjë me disa dokumente.

/GazetaSinjali/