image Fatmir Sejdiu: Kushtetuta e Kosovës duhet të rishikohet

Politikë

Fatmir Sejdiu: Kushtetuta e Kosovës duhet të rishikohet

news image

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës ka nevojë të rishikohet dhe të eliminohen elementet teknike, si në rastet e mosbesimit të treguar ndaj qeverisë sikur në rastin e krijuar pas shkarkimit të Qeverisë së Albin Kurtit.

Në emisionin DebatPlus në TV Dukagjini, Sejdiu ka kërkuar që në këtë aspekt të përcaktohen afatet kohore për formimin e institucioneve të reja dhe obligimet që duhet të kenë gjatë kësaj periudhe.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese në të kaluarën ka shërbyer si një instrument politik, në favor të presidentit Hashim Thaçi. /Gazeta Sinjali/