image Fatmir Limaj mbërrin me deputetët në Kuvend, mungon Haxhi Shala

Politikë

Fatmir Limaj mbërrin me deputetët në Kuvend, mungon Haxhi Shala

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka arritur në Kuvend bashkë me deputetët e partisë së tij dhe anëtarët e tjerë. Por, në mesin e tyre nuk është parë Haxhi Shala, i cili ka deklaruar se nuk do të votojë pro Qeverisë Hoti.

Seanca e Kuvendit pritet të fillojë në orën 11:00, ndërkohë partia e Fatmir Limajt ende nuk ka publikuar emrat e ministrave.

Për emrat e ministrave të rinj, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë përgjigje zyrtare nga Nisma por kontakti me zyrtarët e partisë ka qenë i pamundur gjatë ditës së sotme. /Gazeta Sinjali/