image "Fatale, alarmante"/ Haziri: Këshilla që zyrtarët kosovarë mos të udhëtojnë në SHBA është sanksionim

Politikë

“Fatale, alarmante”/ Haziri: Këshilla që zyrtarët kosovarë mos të udhëtojnë në SHBA është sanksionim

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë shenjat e para për rivlerësim të raporteve me zyrtarët e vendit.

Haziri ka thënë se është alarmante dhe fatale raportet e krijuara mes Qeverisë dhe SHBA-ve.

Më tej, ai ka përmendur edhe mosudhëtimet e zyrtarëve për në SHBA duke thënë se është “lloj sanksionimi”.

“SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA i tashmë i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante.”, ka shkruar Haziri.

SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e…

Posted by Lutfi Haziri on Thursday, November 17, 2022

/GazetaSinjali/