image Faqja e Eurovisionit publikon fotografitë e Anxhela Peristerit me veshje tradicionale

Bota e Yjeve

Faqja e Eurovisionit publikon fotografitë e Anxhela Peristerit me veshje tradicionale

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

“Karma” është kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e kaluar dhe e cila do të jetë prezantuese e shtetit shqiptar në festivalin evropian.

Teksa është duke promovuar projektin muzikor, këngëtarja Peristeri ka realizuar edhe disa fotografi me veshje tradicionale.

Anxhela ka pozuar me veshje të ndryshme tradicionale, përmes së cilave ka dashur të transmetojë kulturën dhe origjinën shqiptare.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë me ndjekësit e shumtë.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it.

/GazetaSinjali/