image Faqet më të mëdha në botë, që ishin sot jashtë funksionit

Internet

Faqet më të mëdha në botë, që ishin sot jashtë funksionit

news image

Disa faqe të internetit në të gjithë botën ishin të martën përkohësisht jashtë funksionit.

Media të mëdha, si: BBC, Financial Times, Guardian, New York Times, Bloomberg, CNN dhe Le Monde, njoftuan se ueb-faqet e tyre nuk punonin.

Probleme raportoi edhe ueb-faqja e shitjeve online Amazon.com dhe ueb-faqja e Qeverisë britanike gov.uk.

Të gjitha prej tyre më vonë u rikthyen në funksion.

Ueb-faqet e prekura shfaqnin mesazhin: “Error 503 Service Unavailable” (Gabimi 503, shërbimi nuk është në dispozicion).

Raportet e hershme sugjeruan se ndërprerjet mund të kishin lidhje me ofruesin e shërbimeve Fastly, i cili përforcon shumë faqe të mëdha në internet.

Fastly tha se është duke hetuar problemin me rrjetin global të shpërndarjes së përmbajtjes.

/GazetaSinjali/