image Familjarët thonë se aktorja e njohur nuk pritet të jetojë pas aksidentit

Bota e Yjeve

Familjarët thonë se aktorja e njohur nuk pritet të jetojë pas aksidentit

news image

Aktorja amerikane Anne Heche nuk pritet të mbijetojë pas një aksidenti me makinë në fillim të kësaj jave, ku automjeti i saj u përfshi nga flakët.

Lajmin e hidhur e bën të ditur familjarët, të cilët shtuan se ka një dëmtim të rëndë të trurit dhe ndodhet në koma.

“Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre të mira për shërimin e Annes dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme”, thanë ata.

Kujtojmë që policia tha të premten se testet paraprake të gjakut kanë zbuluar praninë e drogës në sistemin e aktores.

/GazetaSinjali/