image Familja e raportoi si të zhdukur menaxherin e ‘Express Travel’ në Pejë, Policia jep detaje për arrestimin e tij

Siguri

Familja e raportoi si të zhdukur menaxherin e ‘Express Travel’ në Pejë, Policia jep detaje për arrestimin e tij

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e Roland Idrizaj, menaxher në agjensionin turistik ‘Express Travel’, i cili dyshohet se ka mashtruar dhjetëra mërgimtarë me bileta të udhëtimit.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, të cilët përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se Idrizaj i ka vёnё nё lajthitje mërgimtarët me qёllim të pёrfitimit personal.

“Tё njёjtit deklarojnё se nё afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit verorё kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarёt e tyre nga shtete tё ndryshme tё Europёs pёr nё Kosovё. Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari nuk ka qenё i qasshёm dhe ndёrkohё me datё 08.08.2022, nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, pas fillimit të hetimeve, Idrizaj nuk ka qenë i qasshëm dhe ndërkohë nga familjarët e tij është raportuar si person i zhdukur.

“Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari nuk ka qenё i qasshёm dhe ndёrkohё me datё 08.08.2022, nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur. Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Pejё, me datё 11.08.2022, i dyshuari: R.I. i lindur me 1990, ёshtё arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Idrizaj ka telashe me ligjin. Ai ishte arrestuar edhe në prill të vitit 2019, ku edhe atëherë dyshohej se në bashkëkryerje me një grua, kanë mashtruar me avio-bileta gjithsej 27 bashkatdhetarë.

Arrestimi i tyre ishte bërë gjatë një operacioni policor në katër lokacione, në rajonet Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali