image Falet namazi i parë i Fitër Bajramit në Ajasofja pas 87 vitesh

Evropë

Falet namazi i parë i Fitër Bajramit në Ajasofja pas 87 vitesh

news image

Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjas pas 87 viteve.

Namazi u drejtua nga kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbash dhe u fal në kuadër të masave të antiCOVID brenda dhe jashtë xhamisë, me pjesëmarrjen e qytetarëve.

Në namazin e Bajramit në Ajasofja morën pjesë gjithashtu edhe kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Shentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Adil Karaismailoglu si dhe zyrtarë të tjerë.

Ajasofja nga viti 1453 kur u çlirua Stambolli e deri në vitin 1934 shërbeu si xhami. Ndërsa më pas u shndërrua në muze e cila qëndroi në këtë funksion për 86 vite.

Xhamia Ajasofja u rihap më 24 korrik 2020.

STAMBOLL (AA) – Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjas (Ajasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) pas 87 viteve. ( Ahmet Bolat – Anadolu Agency )

/GazetaSinjali/