image Flamuri kroat shfaqet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës: “Faleminderit Kroaci”

Kosovë

Flamuri kroat shfaqet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës: “Faleminderit Kroaci”

news image

Në shenjë falënderimi për ndihmën pas aksidentit që ndodhi në Kroaci, ngjyrat e flamurit kroat janë shfaqur sonte në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjyrave të flamurit kroat iu është bashkëngjitur edhe mbishkrimi “Faleminderit Kroaci/Hvala Hrvatska”.

Aksidenti që ndodhi në Slavonski Brod shkaktoi vdekjen e dhjetë bashkatdhetarëve, të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

Mirënjohje dhe respekt të veçantë, Qeveria e Kosovës ka shprehur edhe për Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe përkushtimin e tij personal për të ndihmuar bashkëqytetarët e lënduar dhe institucionet e Kosovës./GazetaSinjali/