image "Falë Zotit janë gjallë", flet qytetari që po i pret familjarët të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Kroaci

Sociale

“Falë Zotit janë gjallë”, flet qytetari që po i pret familjarët të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Kroaci

news image

Ilaz Kryeziu ka dalë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, për të pritur familjarët e tij, të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Koraci.

Kryeziu tha se aty po e pret motrën dhe dhëndrin e tij për të cilët tha se janë tronditur nga aksidenti dhe se kanë pësuar disa lëndime.

“Kam dalë ta pres motrën dhe dhëndrin. Në aksidentin i cili ndodhi më 25 korrik në Kroaci kisha motrën dhe dhëndrin, falë zotit shpëtuan. Të gjithë atyre që shpëtuan u uroj shërim të shpejtë, kurse të vdekurit qofshin të xhenetit. Kanë pasë disa lëndime, kanë qenë të tronditur, gjithçka ka qenë e papritur. Falë Zotit ata janë gjallë”, ka thënë Kryeziu për televizionin publik.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, po qëndrojnë në Aeroportin e Prishtinës për t’i pritur të mbijetuarit e aksidentit tragjik të Kroacisë.

Të mbijetuarit kanë ateruar, por ende nuk kanë dalë për t’u takuar me familjarët./Gazeta Sinjali/