image Fakulteti Juridik reagon për rastin e Tahirit: Nuk kishte dhunë, mbesim të përkushtuar për ta ndaluar dukurinë e kopjimit

Arsim

Fakulteti Juridik reagon për rastin e Tahirit: Nuk kishte dhunë, mbesim të përkushtuar për ta ndaluar dukurinë e kopjimit

news image

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas publikimit të incidentit mes Xhafer Tahirit dhe studentes së këtij fakulteti, shkruan Gazeta Sinjali.

Në reagimin e Fakultetit thuhet se janë kontaktuar mësimdhënësit që kanë qenë në provim, të cilët kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur sepse studentja ka refuzuar të identifikohet dhe bashkë me testin ka tentuar të largohet nga salla.

“Po ashtu, dy profesoreshat Dr.sc Emine Avdyli dhe Prof. Dr. Flutura Tahiraj konfirmojnë se nuk ka pasur asnjë dhunë apo sjellje tjetër të ngjashme, siç është paraqitur në publik (rrjete sociale dhe portale). Andaj përtej këtyre pamjeve dhe videos së shfaqur, është konstatuar se provimi në lëndën në fjalë është mbajtur sipas standardeve që kërkohen”, thuhet në njoftim.

Kjo njësi akademike ka shkruar se mbesin të angazhuar për ta ndaluar dukurinë e kopjimit.

“Fakulteti Juridik dhe personeli akademik i tij mbetën të përkushtuar të ndalojnë dukurinë e kopjimit dhe sjelljet e tjera negative të cilat janë shfaqur në provime dhe aktivitet tjera të studentëve. Për me tepër, është shqetësues fakti kur këto fenomene tentohet të pasqyrohen negativisht në raport me integritetin e personelit akademik të fakultetit”. /Gazeta Sinjali/