image Fajde, detyrim e kanosje: Këta janë tre të arrestuarit që u kapën gjatë aksionit të Policisë në Prizren
[wp-story id="814678"]

Siguri

Fajde, detyrim e kanosje: Këta janë tre të arrestuarit që u kapën gjatë aksionit të Policisë në Prizren

news image

Dukuria e fajdeve, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, që përbën vepër penale dhe cilësohet si shumë shqetësuese dhe e rrezikshme, ka shënuar rritje në vendin tonë. Në shumë raste, me aplikimin e masave të fshehta, organet e rendit kanë arritur të zbulojnë të dyshuarit që kryejnë këtë vepër, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe me një rast në Prizren, për të cilin u zhvillua një aksion të martën, ku u arrestuan tre persona. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Avdullah Rexhepin, Arton Hasanin dhe Ejup Muharremin, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Ata po dyshohen për kryerjen e tri veprave penale: Fajde, Detyrim dhe Kanosje, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë arrestimit të tre të dyshuarve, Policia ka sekuestruar edhe disa dokumenteve që do të shfrytëzohen si prova materiale në procedurë. Burimet thonë se një ndër to është edhe një dokument i cili përmban marrëveshjen për shitjen e një veture bashkë me fletëdëshminë për tërheqje parash dhe disa dokumente tjera. Po ashtu është kontrolluar dhe vetura e njërit prej të dyshuarve ku është gjetur një kontratë mbi shitblerjen e veturës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të dorëzohet kallëzimi penal brenda afatit ligjor.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, gjendjen e rëndë të banimit, varfërinë, papërvojën ose paaftësinë për të gjykuar, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/