image Facebook mbyll qindra llogari të rreme të lidhura me grupin iranian MEK në Shqipëri

Aplikacione

Facebook mbyll qindra llogari të rreme të lidhura me grupin iranian MEK në Shqipëri

news image

Facebook ka njoftuar se më 6 prill ka mbyllur qindra llogari të rreme në Shqipëri të lidhura me një grup Iranian, shkruan Washington Post, transmeton Gazeta Sinjali.

Llogaritë e bllokuara postuan përmbajtje kritike ndaj Qeverisë së Iranit dhe mbështetëse të Muxhahedi-e-Khalq, një grup disident i njohur si MEK.

Në shumë raste, llogaritë e Facebook dhe Instagram përdorën emra dhe fotografi të rreme të profilit.

Sipas raportimeve, Facebook u ka mbyllur muxhahedinëve 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram në muajin mars për shkeljen e rregullave dhe mashtrimin e të tjerëve në lidhje me identitetin dhe qëllimin e tyre në emër të një subjekti të huaj.

“Rrjeti i llogarive të rreme ishte më aktiv në 2017 dhe përsëri në fund të vitit 2020”, tha Facebook.

Në tërësi, më shumë se 300 llogari, faqe dhe grupe në Facebook dhe Instagram u mbyllën si pjesë e veprimit të kompanisë

Facebook njofton se më 6 prill ka mbyllur qindra llogari të rreme të lidhura me një grup iranian në Shqipëri./Gazeta Sinjali/