image Facebook dhe Instagram sërish me probleme

Siguri

Facebook dhe Instagram sërish me probleme

news image

Rrjeti social Facebook është përballur me probleme në 24 orët e fundit, ndërsa bllokimi në Instagram filloi orë më parë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, kështu që përdoruesit në Twitter ankohen për statusin e aplikacioneve, raportojnë mediat e huaja.

Përdoruesit e Facebook ankohen se nuk mund të postojnë foto dhe komente tërë ditën, pasi aplikacioni është jashtëzakonisht i ngadaltë dhe ka probleme me regjistrim, transmeton KosovaPress.

Në Instagram, situata është e ngjashme disa orë më parë. Faqja Downdetector thekson se problemi është veçanërisht i theksuar në SHBA dhe Britaninë e Madhe, por që ka vështirësi në punën në të gjithë botën./Sinjali/