image Facebook dhe Instagram fshijnë llogari dhe grupe që nxisin urrejtje

Aplikacione

Facebook dhe Instagram fshijnë llogari dhe grupe që nxisin urrejtje

news image

Facebook ka hequr më shumë se 10,000 llogari në Instagram të lidhura me QAnon, për të luftuar rritjen e teorive të konspiracionit që cenojnë përdoruesit dhe publikun në përgjithësi.

Kompania ka identifikuar 1,950 grupe shtesë, 440 faqe dhe më shumë se 10,000 llogari në Instagram të lidhura me QAnon të cilat do të kufizohen dhe mund të hiqen por që janë në pritje të shqyrtimit.

“Vetëm pse një faqe ose një grup nuk është hequr nuk do të thotë se nuk do t’i nënshtrohet heqjes së shpejti,” tha një zëdhënës i kompanisë i cili kërkoi të mos identifikohej për arsye sigurie. /Gazeta Sinjali/