image Exit Poll i UBO: Zgjedhjet në Shqipëri i fiton opozita

Shqipëri

Exit Poll i UBO: Zgjedhjet në Shqipëri i fiton opozita

news image

Kompania Ubo Consulting dhe Syritv ka zhvilluar një Exit Poll në Shqipëri, në lidhje me zgjedhjet që sapo u mbyllën.

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se procesi i votimit është mbyllur ligjërisht, duke përjashtuar disa raste ku në disa qendra të votimit të pranishëm janë edhe disa qytetarë.

Më poshtë rezultatet:

Janë 12.800 votues të pyetur.

Besueshmëria është 95%.

Gatishmëria e njerëzve për t’u përgjigjur ka qenë e madhe. Mbi 77 % e personave kanë pranuar të përgjigjen.

Kemi përzgjedhur 1 nga 3 personat që kanë dalë nga qendrat e votimit.

PS: 44. 2 – 65 mandate.

PD: 40.4 – 63 mandate.

LSI: 9.3 – 10 mandate.

PSD- 2 mandate. /Gazeta Sinjali/