image "Evropa e nënvlerësoi koronavirusin"

Botë

“Evropa e nënvlerësoi koronavirusin”

news image

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha të martën e 17 marsit se Evropa e nënvlerësoi shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi.

Në një intervistë për gazetën gjermane gazetës Bild , Leyen u shpreh se duhen marrë masa drastike.

“Unë mendoj se ne të gjithë, që nuk jemi ekspertë, fillimisht e nënvlerësuan koronavirusin. Por ndërkohë është bërë gjithashtu e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë,” tha ajo, duke shtuar se është e rëndësishme të respektojmë deklaratat e shtetrrethimit nga disa anëtarë të BE-së.

Presidenti francez Emmanual Macron e përshkroi situatën kundër virusit si një “luftë”, por von der Leyen tha: “Unë personalisht nuk do ta përdorja fjalën luftë, por e kuptoj motivimin e presidentit francez. Sepse koronavirusi është një kundërshtar i padenjë. Ne nuk e shohim atë, nuk ka ngjyrë, nuk ka shije. Sidoqoftë, vërejmë se po përhapet me një ritëm të furishëm.”

Virusi u shfaq në Wuhan të Kinë dhjetorin e kaluar, dhe është përhapur në të paktën 163 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një pandemi dhe Evropëm si epiqendrën e re të virusit.

Deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 7,994 viktima dhe 199,394 të infektuar në të gjithë botën. /Gazeta Sinjali/