image Espanyol "trondit" Real Madridin, 'galaktikët' kthehen me humbje nga Barcelona

Futboll

Espanyol “trondit” Real Madridin, ‘galaktikët’ kthehen me humbje nga Barcelona

news image

Real Madridi është ‘tronditur’ sonte duke pësuar një disfatë si mysafir nga Espanyoli.

“Galaktikët” u mposhtën me rezultat minimal 1-0, një gol që erdhi nga fundi i ndeshjes.

Ishte një kundërsulm i shpejtë nga vendasit në minutën e 85-të, ku mbrojtësi Carlos Romero mposhti portierin Courtois.

Madrilenët bënë përpjekje të vazhdueshme deri në fund të ndeshjes për ta barazuar të paktën rezultatin, megjithatë rrjeta e vendasve mbeti e paprekur.

Me këtë humbje, Real Madridi mbetet lider me 49 pikë, një më pak se përcjellësi i dytë Atletico Madrid me 48 pikë.

/GazetaSinjaliSport/