image Eskalon debati/ Vjehrri shtynë nusen në Prizren, përfundojnë të dy në Polici - Sinjali

Eskalon debati/ Vjehrri shtynë nusen në Prizren, përfundojnë të dy në Polici

news image

Në Prizren sot ka ndodhur një incident brenda një familje në rrugën “Bushatlinjët”.

Një zënkë mes nuses dhe vjehrrit 68-vjeçar për pak sa nuk eskaloi.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal, pas të cilit 68-vjeçari e ka shtyrë nusen dhe ajo është rrëzuar.

Si pasojë, ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dy në stacionin policor ku janë intervistuar.

Nusja ka deklaruar ndërkaq në Polici se në vazhdimësi ka probleme me vjehrrin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin