image Escobar i pranishëm në qendrën mediale në Ohër

Politikë

Escobar i pranishëm në qendrën mediale në Ohër

news image

Pas rreth 10 orësh diskutime në tavolinën e negociatave, ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueseve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, ka qenë i pranishëm në takimet në Ohër në cilësinë e vëzhguesit.

Pas përfundimit të bisedimeve, ai është parë në hotelin ku është vendosur qendra mediale.

Escobar, i tha më herët gjatë ditës Radios Evropa e Lirë, se “nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes”.

Ende nuk dihet nëse zyrtari i lartë amerikan do të prononcohet për mediat pas përfundimit të rundit të bisedimeve.

/GazetaSinjali/